COVID-19 i merr jetën një të riu nga Vlora.

Mësohet se Fatjon Halitaj i cili ishte shtruar në një spital COVID në Tiranë nuk ka mundur ta fitojë dot betejën me këtë sëmundje.

Rastet e reja me COVID kanë pësuar një rritje të ndjeshme përgjatë ditëve të fundit në vend, duke kulmuar ditën e djeshme me 1052 raste.

Aktualisht në vend janë 31,032 raste aktive me koronavirus, ndërkohë që numri i viktimave që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 1418.

Powered by the Echo RSS Plugin by CodeRevolution.