Gjatë një interviste të dhënë për SYRI TV, gazetari nga Kosova, Milaim Zeka ka lëshuar akuza të rënda ndaj Fatos Nanos, i cili ka qenë kryeministër në vitet 1998-1999, kur lufta në Kosovë kishte plasur.

Duke folur për moderatoren Armela Ferko, Zeka është shprehur se Fatos Nano merrte 50 mijë marka për çdo kamion me armë që kalonte nga Shqipëria në Kosovë në kohën e Luftës.